ENEDA TARIFA NDRYSHON "LOOK"/ Këngëtarja i rikthehet pamjes së dikurshme në "Eurosong" (FOTO) - AlpeGossip
ENEDA TARIFA NDRYSHON “LOOK”/ Këngëtarja i rikthehet pamjes së dikurshme në “Eurosong” (FOTO)

ENEDA TARIFA NDRYSHON “LOOK”/ Këngëtarja i rikthehet pamjes së dikurshme në “Eurosong” (FOTO)

Eneda Tarifa ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto nga vizita e fundit e saj në Londër. Përveçse po kalon disa ditë shumë të bukura në qytetin madhështor, këngëtarja na prezantoi edhe me ndryshimin më të ri në ‘look-un’ e saj.

Ajo nuk është më një bjonde tipike, pasi i ka dhënë flokëve një nuancë karotë të ndezur. Mesa duket dëshirës për ndryshim nuk i ka rezistuar as Eneda.

Kujtojmë se një ngjyrë të ngjashme me këtë të prezantuar së fundmi, këngëtarja e zgjodhi edhe 3 vite më herët, kur u përzgjodh si përfaqësuese e Shqipërisë në Eurosong. Ajo u shfaq në setin fotografik të përgatitur për festivalin e rëndësishëm me flokët në ngjyrë karotë pak më të errët se kjo e fundit.