Njihuni me tempullin e maceve fatsjellëse – AlpeGossip
Njihuni me tempullin e maceve fatsjellëse

Njihuni me tempullin e maceve fatsjellëse

Tempulli i Gotokujis, në Tokio prej dekadash është kthyer në një atraksion turistik i kureshtarëve, të cilët vijnë të admirojnë statujat e maceve fatsjellëse që ndodhen aty me mjëra. Megjithëse ky vend kohët e fundit po pret një tjetër lloj turistësh, blogerët të apasionuarit e rrjeteve sociale.

Rreth 10 000 mace me forma të rrumbullakosura ndodhen kudo në tempull me njërën putër në ajër, që duken sikur të përshëndesin.

Sfondi është ideal për ndjekësit e rrjeteve sociale, të mikluar nga ideja e një fotoje të sukseshme që do të marrë mijëra pëlqime.

Emily Lin, një turiste 25 vjeçare me origjinë nga Hong Kongu shprehet se ndërsa po bënte një kërkim në Google të vendeve më të postuara në Instagram në Tokio, ky vend ishte pikërisht një nga më të rekomanduarit, pohon me entuziasëm vajza, e cila po kërkon këndin më të bukur për të fotografuar yjet e tempullit.

Ying-Chi Hsueh, student në degën e Fotografisë në Tajvan 31 vjeç ndodhet aty për të njëjtën arsye. Më pëlqeu një foto në Istagram dhe kam ardhur deri këtu me ndihmën e ”Google Maps”.

Sipas legjendës, prania e statujave daton që në shekullin e XV.