ÇILJETA PREZANTON GJYSHEN E SAJ/ Jo vetëm që qenka yll, por paska dhe super zë – AlpeGossip
ÇILJETA PREZANTON GJYSHEN E SAJ/ Jo vetëm që qenka yll, por paska dhe super zë

ÇILJETA PREZANTON GJYSHEN E SAJ/ Jo vetëm që qenka yll, por paska dhe super zë

Çiljeta Xhilaga është e ftuara e rradhës e emisionit “Xing me Ermalin”, që do të shfaqet të shtunën në ekranin e televizionit “Klan”. Por duket se këngëtarja shqiptare nuk ka shkuar e vetme në emision, pasi përveç djalit të saj Fernando, ka prezantuar për herë të parë edhe gjyshen e saj.

Dhe përpara se të nisë intervistën, Çiljeta e paralajmëron Ermalin, që të bëjë kujdes me pyetjet pasi ajo është me origjinë nga Labëria dhe nuk duron aspak. Gjyshja e këngëtares rikthehet në kujtime dhe flet për rininë e saj në studion e “Xing me Ermalin”.

“Kur kaloja unë në rrugë edhe plakat më thonin marshalla” – shprehet gjyshja, e cila nuk nguron të marrë edhe mikrofonin e të këndojë një këngë.

Më në fund, zbuluam edhe se ku i ka trashëguar gjenet Çiljeta, e cila është identike me gjyshen e saj.