REVOLTOHET ME RALITETIN SHQIPTAR/ Turjan Hysko “SHPËRTHEN” për brezin e ri: Mos u bëj idiot por…(FOTO) – AlpeGossip
REVOLTOHET ME RALITETIN SHQIPTAR/ Turjan Hysko “SHPËRTHEN” për brezin e ri: Mos u bëj idiot por…(FOTO)

REVOLTOHET ME RALITETIN SHQIPTAR/ Turjan Hysko “SHPËRTHEN” për brezin e ri: Mos u bëj idiot por…(FOTO)

Moderatori i njohur Turja Hysko është shprehur i revoltuar ditën e sotme pasi ka lexuar një sondazh të bërë së fundmi nga “Monitor” në lidhje me faktin se sa lexojnë shqiptarët.

Nga sondazhi ka rezultuar së 1 milionë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk kanë lexuar asnjë libër vitin e kaluar. Pikërisht këto të dhëna e kanë revoltuar Turin, i cili ka shpërthyer nëpërmjet disa statuseve në Instastory, ku tregon dhe se cila është arsyeja e vërtetë sepse shoqëria shqiptare po degradon nga dita në ditë.

“Libri është në ditën e tij më të keqe. Dija është e vetmja rrugë për një shoqëri të emancipuar. Ne si shoqëri po ndërtojmë analfabetë krenarë përditë dhe kjo është një minë me sahat që shumë shpejt do shpërthejë. Mos u skandalizoni kur dëgjoni për luftë me sëpata, kallashë apo antitanke! Mos u skandalizoni kur vriten për një ngritje vetulle! Mos u skandalizoni kur rrihen nga burrat e nuk thonë asnjë llaf. Mos u skandalizoni pse e shohim të ardhmen tek 1, X, 2! Mos u skandalizoni kur s’dinë të shkruajnë as emrin! Mos u skandalizoni kur i mbushim hundët me kokainë që 15 vjeç! Mos u skandalizoni që të gjithë kanë model një me Lamborgini, doktor shkencash në Medellin të Kolumbisë! Mos u skandalizoni që pothuajse nuk do kemi më një rini të që do muzikën e bukur, sportin, zanatin apo familjen! Çorbën po e gatuajmë vet duke promovuar modele të shëmtuara”, janë disa nga fjalët që ka shkruar Turjan Hysko në statuset e tij në Insastory.