MENAXHERI U PLAGOS ME DY PLUMBA/ A kanë gisht Mozzik dhe Getinjo në këtë çështje? Ja arsyet – AlpeGossip
MENAXHERI U PLAGOS ME DY PLUMBA/ A kanë gisht Mozzik dhe Getinjo në këtë çështje? Ja arsyet

MENAXHERI U PLAGOS ME DY PLUMBA/ A kanë gisht Mozzik dhe Getinjo në këtë çështje? Ja arsyet

Ditën e djeshme e gjithë Prishtina u tmerrua nga një përleshje që ndodhi mes dy grupeve, ku mbeti i plagosur me dy plumba në këmbë menaxheri i shtëpisë diskografike “On Records”, Met Elshani.

Rikujtojmë se ky i fundit nuk ka aspak raporte të mira me dy vëllezërit Mozzik dhe Getinjo pasi ata u larguan nga “On Records” pa kurrfarë sqarimi paraprak me Met Elshanin.

Ja çfarë deklaroi për “SevenBizz” Elshani një vit më parë: “Ne jemi kundër atyre artistave, të cilët në momentin që kanë depërtuar në treg, ikin në mënyrë të pahijshme, pa biseduar me menaxherët. Mozzik dhe Getinjo kanë bërë një gjest shumë të pahijshëm duke qëndruar në një hotel luksoz në Stamboll dhe kanë nxjerrë një shkrim se nuk janë më në ‘On Records’ pa ditur asgjë kompania, pra dolën nga kompania pa diskutuar me ne. Veprimi i tillë na ka shtyrë ne që të përballemi me gjyq. Për momentin po merremi me kërkesën për masën e sigurisë, e cila nuk është aprovuar ende. Datë të caktuar për seancat kryesore nuk kemi ende. Më vjen mirë që vazhdojnë me mbrëmje muzikore e koncerte pasi disi duhet të m’i kthejnë paratë e mia.”

Gjithashtu asokohe Mozzik nuk ndenji duarkryq, ai vendosi që të reagonte virtualisht përmes një postimi në Instagram…shikojeni më poshtë!

Pas gjithë kësaj pyetja që lind natyrshëm është: “A kanë gisht Mozzik dhe Getinjo në atë që i ndodhi ditën e djeshme menaxherit të ‘On Records’?”

Është ende herët për të dhënë një përgjigje konkrete për gjithë këtë çështje delikate mirëpo të gjithë jemi sy e veshë për të parë dhe për të mësuar atë çka organet e drejtësisë në Kosovë do të zbulojnë.