“KANË PËR TË BËRË NAMIN”/ Fero bashkëpunim me reperin e njohur ndërkombëtar – AlpeGossip
“KANË PËR TË BËRË NAMIN”/ Fero bashkëpunim me reperin e njohur ndërkombëtar

“KANË PËR TË BËRË NAMIN”/ Fero bashkëpunim me reperin e njohur ndërkombëtar

Reperi i njohur Fero është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai publikon vazhdimisht foto ose video të ndryshme nga përditshmëria, projektet muzikore apo koncertet.

Së fundmi reperi iu ka kushtuar disa minuta nga koha e tij fansave, të cilëve iu ka dhënë mundësinë t’i bëjnë pyetje për ç’të duan. Ai ka realizuar një mini-intervistë me to në Instastory dhe ndërmjet pyetjeve të ndjekësve, Fero ka zbuluar të reja nga jeta profesionale.

Fero do të vijë së shpejti me një bashkëpunim ndërkombëtar. Reperi ka gati një bashkëpunim me reperin Capital Bra, reperi me origjinë ruso-ukraninase që vepron në Gjermani.

Po ashtu, Fero do të bashkëpunojë dhe me Stresin dhe bashkëpunumi i tyre do të vijë shumë shpejt. I pyetur nga fansat nëse ka ndërmend të bashkëpunojë me reprin, ai ka pohuar.