THA SHQIPTARËT VIJNË NGA MALI/ Aurela Gaçe i kthehet kryeministres serbe – AlpeGossip
THA SHQIPTARËT VIJNË NGA MALI/ Aurela Gaçe i kthehet kryeministres serbe

THA SHQIPTARËT VIJNË NGA MALI/ Aurela Gaçe i kthehet kryeministres serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic në një konferencë të mbajtur në Beograd mbi zhvillimet e fundit në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, u shpreh për kosovarët: “keni punë me njerëz të cilët faktikisht kanë dalë nga mali”.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacollit ia ndaloi përgjithmonë hyrjen në Kosovë kryeministres serbe.

Pas kësaj deklarate të kryeministres serbe ka reaguar edhe këngëtarja Aurela Gaçe.

“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët kishin kryer ciklin dymijë vjeçar të qytetërimit të lashtë”, ishte citati i Gjergj Fishtës të cilin Aurela e postoi në Instagram.

“Kot po i kthejme nje pergjigje kesaj. Ne fakt as duhet te merremi fare me te, po hajt, meqe na permendi, t’ja kthejmje me te vertete historike”, përfundoi Aurela.