“BABAI ËSHTË GANGSTERR DHE ZURI DASHNORE”/ Njihuni me VIP-at që folën për DIVORCIN e prindërve. Nga Alketa tek… (FOTO) – AlpeGossip
“BABAI ËSHTË GANGSTERR DHE ZURI DASHNORE”/ Njihuni me VIP-at që folën për DIVORCIN e prindërve. Nga Alketa tek… (FOTO)

“BABAI ËSHTË GANGSTERR DHE ZURI DASHNORE”/ Njihuni me VIP-at që folën për DIVORCIN e prindërve. Nga Alketa tek… (FOTO)

Divorci është një nga temat më të diskutuara të shoqërisë e kur vjen fjala te figurat e famshme të ekranit merr një rëndësi akoma edhe më të madhe.

Edhe pse një pjesë e mirë ë vipave mundohen ta fshehin çdo gjë që ka lidhje me jetën e tyre private, përsëri diskutohet shumë në media.

Por si e presin fëmijët e tyre divorcin?

Disa nga vipet shqiptare nuk kanë nguruar të tregojnë historitë e tyre të fëmijërisë si dhe marrëdhënien e divorcit mes prindërve.

Nga Alketa Vejsiu tek Roza Lati, ja çkanë thënë vipet për prindërit e tyre:

Alketa Vejsiu

E ftuar në emsionin “Jo vetëm modë”, modderatorja e njohur tregoi për raportin e prindërve të saj pas divorcit.

“Rastësisë ia kam rrëmbyer shumë oportunitete që më ka dhënë. Kam qenë me fat por edhe kam ditur t’i zgjedh gjërat. Sot nëna dhe babai im kanë një raport civil absolutisht të shkëlqyer. Takohen për fëmijët e mi. Sa herë ka festa familjare ata janë bashkë. Është një bashkëjetesë shumë e shëndetshme dhe normale, sikur ata të ishin bashkë. Edhe unë gjatë gjithë jetës jam përpjekur ta mbaj të bashkuar familjen edhe pse ata fizikisht kanë qenë larg njëri-tjetrit.” , u shpreh Alketa Vejsiu duke treguar kështu për marrëdhënien e prindërve.

Roza Lati

“Unë jam fëmijë divorci. Unë jam shoqja e mamit. Kur mami u nda, unë isha e lumtur që mami ishte e lumtur. Kam qenë 8 vjeçe”, u shpreh moderatorja e njohur mbrëmjen e djeshme në emision teksa ishte e ftuar për të folur rreth temës “nderi dhe Seksi”, duke treguar kështu edhe si e ka pritur divorcin e prindërve.

Ana Lika

E ftuar në emisionin “Rudina”, aktorja e njohur tregoi se ishte vetëm 9 vjeçe kur prindërit u divorcuan, por ndryshe nga bashkëmoshatarët e tjerë nuk e kishte përjetuar si dramë.

“Kam qenë 9 vjeç, por nuk e kam marrë si disfatë. Unë kam marrëdhënie shumë të mirë me babin dhe me mamin, nuk e kam marrë si traumë familjare”, u shpreh Ana.

Albano Bogdo

I ftuar në emisionin “Oktapod”, aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo foli publikisht për divorcin e prindërve si dhe a i mbante inat babait.

“Nuk e kam akuzuar ndonjëherë për ndonjë gjë. E kam bërë të ndihet keq, por jo se mendoja vërtet që meritonte të ndihej keq.

“Prindërit e mi kanë qenë të martuar. Babai ra në dashuri me dikë tjetër, natyrisht që do shkonte me atë. Problemi është që mbase mund ta kishte zgjidhur pak më mirë me mamanë, t’ja shpjegonte më natyrshëm, të mos bënin atë ndarjen e menjëhershme,”­ vijoi më tej ai duke thënë edhe se dikur gjërat funksiononin ndryshe mes çifteve dhe nuk ekzistonte komunikimi i duhur.

I pyetur për mënyrën sesi e kishte përjetuar divorcin e prindërve duke jetuar në një qytet të vogël si Saranda, ai u përgjigj me humor: “Ka dy mënyra për ta parë. Është mënyra e vuajtur… Është dhe mënyra që zgjidhja unë ta shikoja, që babai është ganster dhe zuri dashnore.”

 

/AlpeNews.al