Çifti shumë i komentuar në media e për të cilët publiku ka shumë kuriozitet të dijë më shumë për jetën private, Blero dhe Afrona do i japin fund beqarisë në 21 shtator. Çifti do e kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë ku do jenë të ftuar shumë personazhe VIP.
Përgatitjet kanë nisur dhe Afrona së fundmi ka bërë edhe një ndryshim në pamje.
Modelja i ka prerë flokët e gjatë dhe i la lyer me një nuancë tjetër, por sërish duke mbetur bjonde.
“Më pëlqejnë shumë flokët e mia të reja”, shkruan Afrona në foton e postuar në Instagram.