”PËRGJITHMONË, NËNA JOTE”/ Letra prekëse e një gruaje për të birin që në të vërtetë, nuk është i saj – AlpeGossip
”PËRGJITHMONË, NËNA JOTE”/ Letra prekëse e një gruaje për të birin që në të vërtetë, nuk është i saj

”PËRGJITHMONË, NËNA JOTE”/ Letra prekëse e një gruaje për të birin që në të vërtetë, nuk është i saj

Përkushtimi im ndaj teje filloi që kur ti ishe vetëm 3 javësh. I premtova vetes se do të ishte përjetë dhe pse askush s’besoi në mua atë kohë. Por pse?!

Unë një vajzë 23-vjeçare, që dilja me një 20-vjeçar, baba i vetëm i një bebushi të vogël.

Njerëzit thoshin se mamaja jote adoleshente do të të kërkonte dhe do të të merrte nga unë. Në fakt, unë e mbrojta atë nga kritikat e familjes, nga paragjykimi i njerëzve që thoshin se një fëmijë duhet të jetë me nënën e tij, pavarësisht moshës së saj, pavarësisht sa i padëshiruar ishte ky fëmijë për të…

Mungesa e saj u bë e përhershme, prandaj unë insistova se më e mira që mund të bënte ishte të ikte nëse kjo ishte ajo që donte.Asnjë nënë nuk ka pse të rrisë një fëmijë nëse ndihet e pazonja për ta bërë, apo për t’i dhënë dashuri.

Unë të doja ty.Të doja që herën  e parë që të mbajta në krahë, që në buzëqeshjen tënde të parë, djali im i mirë. E mbështeta babain tënd të bëhej ai baba që e dija se mund të ishte. Njerëzit më thoshin se isha tepër e mirë që kujdesesha për një fëmijë që s’ishte i imi.  Nuk isha unë e mirë, ti ishe fëmija im. I kujt tjetër mund të kishe qenë?!

Ishe vetëm 2 vjeç kur yt atë u largua nga unë. S’kisha asnjë të drejtë. U bëra prindi jot vetëm në fundjavë. Bota jote u trondit. Ti qaje sapo unë dilja nga dhoma. Më duhej të të merrja edhe në tualet me vete. Kur ikja duhet ta bëja fshehurazi sepse s’e përballoja dot fytyrën tënde të trishtuar nga largimi.

Mu deshën 2 vite për të të prezantuar ty me partnerin tim të ri. Kisha kaq merak se do të ndiheshe i zëvendësuar. Ishe 6 vjeç kur unë u ndjeva gati për të pasur një tjetër fëmijë. Ende e kujtoj britmën tënde të lumtur kur të thashë se do të bëhesh me vëlla. Të gjitha ankthet e mia ishin pa vend. Ti ishe dhe je akoma vëllai më i mirë për 2 fëmijët e mi.

Njerëzit më thoshin se gjërat do të ndryshojnë kur unë të bëhem nënë “prej vërteti”, por unë u bëra nënë që nga dita kur vendosa të kujdesem për ty.

Ti sot je adoleshent. Ke vendosur të më thërasësh në emër në vend të fjalës “mami’.  Për mua kjo ishte një shuplakë. Ti the se kështu është më mirë dhe unë të thashë që nuk ka asnjë problem. Të gënjeva.

Kam frikë, se kur të rritesh do ta kthesh gjithë dashurinë drejt nënës tënde biologjike. Është e natyrshme që të kërkosh origjinën dhe rrënjët e tua. Kam frikë se do të më lësh mënjanë. Kam frikë, sepse një pjesë e madhe e zemrës time ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e jotja.

Me gjithë dashurinë, përgjithmonë, nëna jote!

*Kjo letër është shkruar nga një grua për The Guardian