“I ÇON TORTË POR DEL BUKËPESHK”/ Erion Isai lë nam para vjehrrive (FOTO) – AlpeGossip
“I ÇON TORTË POR DEL BUKËPESHK”/ Erion Isai lë nam para vjehrrive (FOTO)

“I ÇON TORTË POR DEL BUKËPESHK”/ Erion Isai lë nam para vjehrrive (FOTO)

Aktori Erion Isai ka treguar një moment shumë qesharak gjatë intervistës së sotme për “Jo vetëm modë”. Erioni tregoi se kur vajza e tij Ajër mbushi 2 vjeç i morën një tortë të madhe me kate.

“Një tortë e madhe sa për 70 veta. Nuk e mbaja dot”, u shpreh Erioni. Aktori tregoi se ata kishin ngrënë pak nga torta dhe pjesën tjetër e kishin lënë ta ndanin me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Fillova të pres tortën dhe kur futa thikën ajo bëri: “grrrr”. Fluturuan bukëpeshku. Kati i poshtëm kishte qenë bukëpeshk, vetëm pjesën e jashtme e kishte si tortë”, tregoi Erioni.