E ftuar në “Xing me Ermalin”, ishte ikona e bukurisë shqiptare, Valbona Selimllari. Valbona prej vitesh mbetet një nga personazhet më të komentuar në media duke qenë se publiku e pëlqen shumë dhe ka gjithnjë kuriozitet për të. Gjatë intervistës Valbona foli për herë të parë për foton e bujshme me Xhim Belushin të realizuar vite më parë. Aktori me famë botërore dhe Valbona shfaqen të përqafuar, por e vërteta e fotos është tjetër.
Valbona tregoi se në momentin kur është kapur fotografia, Xhimi ka qenë duke e rrotulluar, por ajo është penguar dhe ai e ka mbajtur.
“Xhimi është një mik shumë i mirë i Verës dhe Timos. Ai në fakt është marrosur pas byrekut të mamasë sime. Kur erdhi për darkë, mamaja ime i bëri një byrek me presh. Foto është e rastësishme. Xhimi më rrotulloi për të parë sesi isha pas kaq kohësh dhe u pengova. Fotografi është treguar shumë i kujdesshëm dhe ka kapur këtë moment”, tregoi Valbona.
















![Oriola Marashi përvëluese, ”shkrin” borën me dekoltenë e saj që zbulon gjoksin bombastik! [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/03/oriiimarashicovefotot-400x293.jpg)