“KA QENË PAK E VËSHTIRË…”/ Nga martesa e deri tek arrestimi, rrëfehen Fjolla dhe Fisniku (VIDEO) – AlpeGossip
“KA QENË PAK E VËSHTIRË…”/ Nga martesa e deri tek arrestimi, rrëfehen Fjolla dhe Fisniku (VIDEO)

“KA QENË PAK E VËSHTIRË…”/ Nga martesa e deri tek arrestimi, rrëfehen Fjolla dhe Fisniku (VIDEO)

Gjykata e Kukësit vendosi dënim me burg për 6 vite për këngëtaren Fjolla Morina. “Vendimin do ta ankimojmë në Apelin e Shkodrës”, u shpreh avokatja e Fjollës, e cila kërkoi dënim me gjobë për të.

Megjithatë pak pas këtij vendimi, Fjolla reagoi në rrjete sociale duke publikuar një foto nga pushimet në Maldive. Në këtë formë ajo tregoi se nuk ja ndjen aspak për vendimin e gjykatës, ndërkohë që vazhdon ende të jetë në arrati.

Së fundmi Fjolla së bashku me bashkëshortin e saj, Fisnik Sylën, ka hapur dyert e shtëpisë në Prishtinë për “Prive” dhe kanë treguar detaje nga jeta e tyre. Ata folën pak më shumë për martesën e tyre të papritur në Maldive, që u bë larg gjithë familjarëve.

Fisniku tha se ai e kishte menduar propozimin për martesë që nga momenti që ata të dy ishin nisur për pushime. Ndërsa Fjolla tha se për të ishte pak e vështirë, sepse nuk kishte pranë asnjë person të afërt.

“Ka qenë pak e vështirë për mua, sepse ishim në një vend që nuk njeh askënd dhe nuk ke asnjë familjar. Ka qenë pak emocion dhe jam dridhur gjithë kohës. Jam njeriu më i lumtur në botë që kam marr këtë propozim dhe sot është e vështirë të gjesh një njeri që të bën të lumtur”, tha Fjolla, teksa tregoi se kur të bëhet celebrimi në Belgjikë do të marrë edhe mbiemrin Syla.

Ndër të tera ata folën edhe për thashethemet që janë përhapur për marrëdhënien e tyre. Ata treguan se kanë prej 1 viti që janë në një lidhje dhe se nuk donin ta bënin publike, por për shkak të ndodhive u detyruan ta pranonin. Ndërsa Fisniku tha se nuk ka qenë Fjolla arsyja e ndarjes nga ish-bashkëshortja, sepse ai ishte i divorcuar në momentin që u njoh me këngëtaren.

Në media është përfolur edhe se prindërit e Fisnikut nuk kanë marrëdhënie të mirë me Fjollën, por ai e mohoi këtë gjë. Fisniku tha se më shumë flet Fjolla me prindërit e tij se sa ai vetë dhe të njëjtën gjë pohoi edhe këngëtarja.