”SA VJEÇE E KE HUMBUR VIRGJËRINË”/ Einxhel Shkira i kthehet ndjekësit: A do e pyesnit dot nënën… (FOTO) – AlpeGossip
”SA VJEÇE E KE HUMBUR VIRGJËRINË”/ Einxhel Shkira i kthehet ndjekësit: A do e pyesnit dot nënën… (FOTO)

”SA VJEÇE E KE HUMBUR VIRGJËRINË”/ Einxhel Shkira i kthehet ndjekësit: A do e pyesnit dot nënën… (FOTO)

Einxhel Shkira, moderatorja bukuroshe e ”E Diell” është një personazh i pëlqyer i ekranit shqiptar. Ajo është dhe shumë aktive në rrjetet e saja sociale ku shpesh nxjerr dhe bën postime në lidhje me jetën e saj personale ose profesionale.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar në Instagram një lojë ku njerëzit e pyesin për gjëra të ndryshme dhe ajo ju kthen përgjigje. Einxheli i kishte pyetur fansat se çfarë donin ata të dinin për të e më pas pyetjet kishin vijuar. Ndër të gjitha pyetjet, ne do të veçojmë ato më pikantet.

E pyetur nëse mendonte se tradhëtia falej, Einxheli i është përgjigjur se varet nga situata dhe nga lloji i tradhëtisë. Ajo gjithashtu ka zbuluar një fakt interesant për veten duke na lënë të mësojmë se Einxheli e ka kaluar një tradhëti dhe e ka falur atë.

Një ndjekës e pyeti se sa lek mban bukuroshja në xhep dhe sa i kanë ngelur në bankë asaj dhe të dashurit. Moderatorja i është përgjigjur me anë të një videoje ku nxjerr një kartëmonedhë 200 lekshe dhe disa monedha të vogla nga xhepi. Ajo gjithashtu e ka shoqëruar videon duke pranuar dhe se nuk ka as bankë e as të dashur me një të tillë.

Një tjetër moment pikant nga ky pyetësor ishte kur një nga ndjekësit ishte kurioz të dinte se në çfarë moshe e kishte humbur virgjërinë Einxheli. Moderatorja i ktheu përgjigje me anë të një fotoje ku e la të kuptohej se ka kryer marrëdhënie seksuale por, për sa i përket pyetjes në lidhje me moshën që e ka kryer, ajo e ka konsideruar si diçka jo normle dhe që nuk duhet bërë më. Mënyra si e ka transmetuar këtë përgjigje duket me nerva dhe e revoltuar. /AlpeGossip.al