Nga Avicii te akrobatët italianë: 6 gjërat që duhet të dini për koncertin “Diva Show” (VIDEO) – AlpeGossip
Nga Avicii te akrobatët italianë: 6 gjërat që duhet të dini për koncertin “Diva Show” (VIDEO)

Nga Avicii te akrobatët italianë: 6 gjërat që duhet të dini për koncertin “Diva Show” (VIDEO)

Katër breza të ndryshëm dhe katër rryma të ndryshme muzikore, i bashkoi mbrëmjen e së mërkurës dashuria për këngën. “Diva Show” ishte koncerti që bashkoi për herë të parë katër artistet shqiptare, Irma Libohova, Rovena Dilon, Eneda Tarifën dhe Besa Kokëdhimën.

Por nëse nuk u bëtë dje pjesë e koncertit, atëherë duhet të dini të paktën 6 gjëra për një nga evenimentet më të veçanta që muzikës shqiptare.

Çfarë veshën?
Nëse shumë prej jush mendoi se katër artistet do të mbanin veshje të njëjta, kjo nuk ndodhi. Secila prej tyre tregoi nga vetvetja përmes paraqitjeve të veçanta.

Irma, Rovena, Eneda dhe Besa u ngjitën në skenë duke ia lënë radhën njëra-tjetrës me veshje të ndryshme.

Por mbi të gjitha rëndësi ka që finalja u mbyll pikërisht me artistet në këto veshje:

“Për një çast më ndali zemra”: Rovena Dilo zëvendësoi Pirro Çakon me…

 

Ndoshta shumë pak vetë e vunë re që në fillim të koncertit se, në krye të orkestrës qëndronte artisti Elton Deda. Dhe vëmendja shkoi e gjitha te ai, në momentin që performoi me Rovena Dilon një nga këngët e pakohë të saj, “Për një çast më ndali zemra”. Kjo e fundit është realizuar si duet me Pirro Çakon në vitin 2001, në “Këngën Magjike”.

Avicii “ishte” aty

Gjatë performancës së Irma Libohovës të gjithë u habitën pasi dëgjuan muzikën e një prej këngëve më të njohura të DJ-it të famshëm, Avicii, i cili ndërroi jetë më 20 prill të 2018-s.

“Kush ka çuna botën ka”

 

Nuk mund të mungonte kënga e njohur e Irmës, “Kush ka vajza botën ka”, por me një ndryshim të vogël. Në refrenin e fundit këngëtarja shqiptare ndryshoi fjalën vajza me çuna

Akrobatët italianë mahnitën sallën

 

Një nga performancat ndoshta më mbresëlënëse të balerinëve, që shoqëruan këngëtaret gjatë 2 orëve të koncertiti, ishte ai i dy akrobatëve italianë.

Besa këndon me fituesin e “The Voice 2017”

Besa Kokëdhima vendosi që të performonte një nga hitet e saj “123” me një të ftuar special: fituesin e “The Voice 2017”, Klinti Çollakun.