Mbrëmë në darkë, Roza Lati, moderatorja e “Why Not” që zakonisht jemi mësuar ta shohim vetëm të qeshur, ka pasur një moment emocional të sajin pasi ka postuar një video ku shfaqen dyshe të ndryshme baballarësh dhe vajzash teksa ecin në altar në ditën e dasmës. “Shumë emocionuese, e ka fajin hëna” – ka shkruar ajo.
Ndërkohë ka qenë i shpejtë reagimi i vëllait që ajo ka nga babai i saj i ndjerë, Erit, i cili i premton Rozës se ndonëse ata të dy nuk e kanë më babin fizikisht, ai do të mundohet të plotësojë çdo boshllëk tek Roza. “Do të të shoqëroj unë në altar kur të gjesh njeriun special” – thotë ai ndër të tjera.
Ndërsa Roza përveç se e ka vlerësuar shumë gjestin e tij, i ka treguar se ajo s’ka ndërmend të bëjë dasmë gjithsesi.