ÇFARË PO NDODH SËRISH? Ana fotografohet fshetas me konkurentin e “Për´puthen” – AlpeGossip
ÇFARË PO NDODH SËRISH? Ana fotografohet fshetas me konkurentin e “Për´puthen”

ÇFARË PO NDODH SËRISH? Ana fotografohet fshetas me konkurentin e “Për´puthen”

Pas skandalit me Arjonin,që bëri bujë të madhe, Ana Lleshi u përjashtua nga “Për’puthen” për shkak të thyerjes së rregullit bazë të programit. Më vonë ajo u rikthye në “Për’puthen Prime” dhe sërish tërhoqi vëmendjen e të gjithëve duke i dhuruar një puthje në buzë Atdheut. Ky i fundit nuk u largua nga emisioni, por tha se kjo ishte thjesht një puthje lamtumire.

Mirëpo Ana nuk e mbylli me kaq dhe u shfaq sërish në program si opinioniste. Për më tepër, ajo vazhdon të takohet edhe jashtë ambienteve të emisionit me konkurrentët e “Për’puthen”.

Së fundmi, ajo është parë me Erlindin, njërin prej konkurrentëve të emisionit, siç mund ta shihni në foton e publikuar nga “Kryefjala”.

Në foto Ana dhe Erlindi shfaqen duke biseduar me njëri-tjetrin, teksa ish-konkurrentja mban një buqetë me lule në duar.

Nuk dihet ende nga njihen Ana dhe Erlindi dhe çfarë ka mes tyre, por kjo mbetet për t’u zbuluar në vazhdim.

Në emision, Ana tha se ajo vazhdon të jetë beqare dhe me shaka u shpreh se do të marrë pjesë në “Për’puthen 40”.

“Vazhdoj të jem beqare, më duket se do futem te ‘Për’Puthen 40’. Po ju djemtë e rinj? Andi, nëse do isha këtu do të përputheshim bashkë, nëse nuk do të ishte Atdheu sigurisht”, tha Ana.