ISHIN NË MUAJ MJALTI/ Jonida dhe Besniku rikthehen për arsyen e rëndësishme (FOTO) – AlpeGossip
ISHIN NË MUAJ MJALTI/ Jonida dhe Besniku rikthehen për arsyen e rëndësishme (FOTO)

ISHIN NË MUAJ MJALTI/ Jonida dhe Besniku rikthehen për arsyen e rëndësishme (FOTO)

Kanë vetëm pak ditë që kanë celebruar dashurinë e tyre Jonida Vokshi dhe aktori Besnik Krapi. Fill pas dasmës madhështore, ata të dy nisën muajin e mjaltit nga ku nuk munguan edhe fotot e çiftit më të ri.

Dyshja kanë shijuar pushimet së bashku për disa ditë por tashmë erdhi koha për t’ju rikthyer realitetit.  Jonida dhe Besniku kanë qenë të pranishëm në premierën e filmit “Derë e hapur”, nga ku do të kemi mundësinë t’i shohim ata me projekte të reja. Vetë Jonida përmes një postimi në instagram ka falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në film dhe organizatorët për të cilët ndjehet me fat.

Ajo nuk ka harruar të falenderojë po ashtu edhe bashkëshortin, Besnikun për suportin dhe dashurinë që i ka dhënë. “Faleminderit Besnik Krapi që sa herë bashkëpunojmë ,më qëndron pranë profesionalisht dhe bën aq shumë për mua. Faleminderit të gjiithëve atyre që ishin në sallë, e që më kanë uruar! Më keni dhënë shumë lumturi”,- ka përfunduar Jonida.