SI PERSONAZH I FLIMAVE TË ANIMUAR/ Ju pëlqen look-u i ri i Kejvina Kthellës? (FOTOT) – AlpeGossip
SI PERSONAZH I FLIMAVE TË ANIMUAR/ Ju pëlqen look-u i ri i Kejvina Kthellës? (FOTOT)

SI PERSONAZH I FLIMAVE TË ANIMUAR/ Ju pëlqen look-u i ri i Kejvina Kthellës? (FOTOT)

Pas përfundimit të karantinës, modelja Kejvina Kthella ka vendosur të na surprizojë me një ndryshim të madh në pamjen e saj.

Deri tani ishim mësuar ta shihnim vetëm bjonde, mirëpo do të fërkojmë sytë nga look-u “i pabesueshëm” i bukuroshes, e cila tashmë i ngjan një personazhi të filmave të animuar!

Kejvina ka ndarë në Instagram foto me pamjen e re, ku shfaqet me pjesën e përparme të flokëve në ngjyrë blu, ndërsa pjesën e pasme vazhdon ta ketë bjonde.

Siç vetë ka treguar nëpërmjet një fotoje në InstaStory, ajo është bërë identike si personazhi “Bulma” në serialin e animuar “Dragon Ball”.

Pamja e re duket se po i pëlqen shumë dhe pse jo, mund të kthehet në trend këtë verë.

Të shumta janë komplimentet drejtuar Kejvinës, e cila në fotot e fundit duket thuajse “jo reale”.

Ju pëlqen look-u i saj i ri?