BEBE REXHA “E SHQETËSUAR”/ Fama e lë beqare: Ja çfarë i frikëson meshkujt te unë – AlpeGossip
BEBE REXHA “E SHQETËSUAR”/ Fama e lë beqare: Ja çfarë i frikëson meshkujt te unë

BEBE REXHA “E SHQETËSUAR”/ Fama e lë beqare: Ja çfarë i frikëson meshkujt te unë

Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka folur për jetën e saj private, ku tregon se përse nuk i kanë ecur lidhjet e dashurisë që ka pasur më herët.

Në një intervistë për “Healthy” ajo ka treguar se është single sepse ende nuk ka ardhur dikush që ti pëlqejë.

Për raportet e shkuara që nuk i kanë ecur, këngëtarja “fajëson” famën e saj. Të qenurit e famshme i ka frikësuar pak meshkujt, thotë Bebe.

“Është e vështirë. Unë mendoj se të qenurit e famshme i ka frikësuar shumë meshkuj. Shumë herë, ata duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë. Unë nuk kam filtër. Do të them atë që dua. Nuk kam kohë për drama”, është shprehur ajo.