Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe që prej vitesh ka sjellë në skenën muzikore shqiptare vetëm hite, Besa Kokëdhima ishte e ftuar në “Piter Pan”. Gjatë intervistës, Besa foli hapur mbi ndërhyrjet estetike duke u shprehur se ditët e sotme është diçka e pashmangshme.
Besa tregoi se ajo vetë përpiqet të qëndrojë sa më natyrale duke ruajtur balancën duke e ditur çfarë pret nga vetja.
“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbaj balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh këngëtarja.