FITOI ZEMRAT E PUBLIKUT NË “KM”/ Ja detaji që ju ka shpëtuar nga performanca e Kejsi Tolës – AlpeGossip
FITOI ZEMRAT E PUBLIKUT NË “KM”/ Ja detaji që ju ka shpëtuar nga performanca e Kejsi Tolës

FITOI ZEMRAT E PUBLIKUT NË “KM”/ Ja detaji që ju ka shpëtuar nga performanca e Kejsi Tolës

Kejsi Tola arriti të fitojë zemrat e të gjithëve me performancën e saj në ‘Kënga Magjike’, ku u prezantua me “Më ke mua”. Mbase disa prej jush janë rrëmbyer nga emocionet gjatë këngës dhe nuk e kanë vënë re, por veshja e Kejsit është një kombinimi më trend i momentit .

Së pari  tyli është shumë në modë dhe po bëhet pjesë e gjithçkaje. Së dyti e bardha dhe këmishat (oversized) janë përsëri këtë vit në modë.

Deri tani kemi vënë re stilin e rregullt dhe serioz tek Kejsi, por herë pas here edhe atë sportiv.

Këtë herë bukuroshja na ka surprizuar pasi ka kombinuar fundin tyl që është thuajse i tejdukshëm me një këmishë të bardhë, disa masa më të mëdha dhe atlete, ndërsa kopsat e krahëve i ka lënë të hapura.

Ne themi se nuk mund të dukej më bukur dhe më ‘cool’ se kaq, ju si mendoni?