PAMJET/ Brenda dasmës së Lind Islamit dhe Venera Lumanit – AlpeGossip
PAMJET/ Brenda dasmës së Lind Islamit dhe Venera Lumanit

PAMJET/ Brenda dasmës së Lind Islamit dhe Venera Lumanit

Çifti shumë i dashur për publikun, Venera Lumani dhe Lind Islami i kanë dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Ata kanë organizuar një dasmë të madhe 7 tetor në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, në Durrës dhe pjesë e dasmës kanë qenë familjarë dhe shoqëria e ngushtë e çiftit, përfshirë këtu një sërë figurash publike.

Eli Fara, Endri dhe Stefi, Ardit Gjebrea e Artiola Toska janë vetëm disa nga emrat që nuk kanë munguar në këtë dasmë.

 

 

Në mediat sociale janë publikuar disa video nga dasma që duket se ka qenë e mbizotëruar nga hareja e gëzimi. Venera dhe Lindi u njohën në vitin 2012 në “The Voice of Albania”. Në qershor të vitit 2018, ata njoftuan se ishin fejuar.