DY DITË PAS LINDJES/ Djalit të Elitës dhe Gjikos i ndodh çudia (FOTO) – AlpeGossip
DY DITË PAS LINDJES/  Djalit të Elitës dhe Gjikos i ndodh çudia (FOTO)

DY DITË PAS LINDJES/ Djalit të Elitës dhe Gjikos i ndodh çudia (FOTO)

Dy ditë më parë çifti i njohur i showbizit Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër të një djali, të cilit i vendosën emrin super të veçantë Zëri.
Çifti i njohur dha lajmin e bukur nëpërmjet postimeve në ‘Instagram’ ku publikuan dhe fotot e para të vogëlushit.

“Mirë se erdhe biri im Zëri Gjikolli. Në momentin qe na kape gishtin me dorën tende te vogël na more zemrat rob per tër jeten mu e mamit tend e cila te mbajti 9 muaj e u kujdes per çdo detaj qe ti ta kishe sa me te leht ne barkun e saj, me të cilen mburrem dhe jam krenar qe o gruja jem. Babi ju don shume dhe do jetë gjithmonë pranë jush ne çdo moment. Të dua shumë”, shkruante Gjiko pranë fotove të publikaura.

Mirëpo, një gjë e papritur ka ndodhur në Instagram menjëherë pas lindjes së tij. Shumë fansa të Elitës dhe Gjikos kanë hapur me dhjetëra adresa Instagrami me emrin e Zërit dhe në to kanë vendosur foto të tij. Siç duket ndonëse ka dy ditë që ka lindur, vogëlushi i Elitës dhe Gjikos ka që tani fansat e tij.