Jessie J e ka pranuar publikisht se ka një gabim që është përjetësuar në tatuazhin e saj. Megjithatë fatmirësisht këngëtarja 31 vjeçare, shprehet se nuk i intereson mendimi i të tjerëve.
Bëhet fjalë për një tatuazh të pozicionuar në kofshën e saj ku fjala ‘lose’ është shkruar ‘loose’.
Fraza e plotë në tatuazh është ‘“Don’t loose who you are in the blur of the stars” që do të thotë: “Mos humb atë që je nën ndriçimin e yjeve”.
Teksa postoi një foto sexy nga deti Jessie J, nuk i la shumë vend komenteve negative, pasi i pranoi të gjitha në postimin e saj.
“Po, tatuazhi është shqiptuar gabim
Po, po e përsëris tatuazhi është shkruar gabim
Po, isha 18 vjeç
Po, akoma nuk e di diferencën midis ‘lose’ dhe ‘loose’
Po, e di që kam gjoks të vogël.
Mos më thoni gjëra që gjasme unë nuk i shoh ditë për ditë”, u shpreh këngëtarja.