“GJYSHJA PUNONTE SI VAJTUESE”/ Eugent Bushpepa rrëfen detaje të panjohura – AlpeGossip
“GJYSHJA PUNONTE SI VAJTUESE”/ Eugent Bushpepa rrëfen detaje të panjohura

“GJYSHJA PUNONTE SI VAJTUESE”/ Eugent Bushpepa rrëfen detaje të panjohura

Në puntatën e parë të sezonit të ri të “Wake Up”, i ftuar i Islit dhe Orit ishte Eugent Bushpepa, që ndër të tjera ndau edhe disa detaje mbi talentin e tij – kujt i ka ngjarë nga zëri fantastik.

Këngëtari zbuloi se gjyshja e tij nga ana e të atit kishte qenë vajtuese (vajtuese – grua që thërritet gjatë ceremonive mortore për të qarë të ndjerin). “Gjyshja ime ka punuar si vajtuese. Thirrej nga njerëzit, sidomos nga njerëzit e babit, nëpër ceremoni mortore. Babi më thotë gjithmonë se asaj i ngjan ti.”

Deri më tani, Eugenti nuk ka ndonjë këngë me tone tipike vajtuese, POR disa nota rrënqethëse mund t’ia gjejmë në çdo këngë të mundshme. Për shembull, në këngën pjesëmarrëse në Top Fest 12 – “Pranë finishit” (sek. 0:11)

ose në një tjetër performancë live

për t’i vënë vulën me interpretimin mbresëlënës të “Suus” në Top Show Magazine (sek. 17:40)

Përsa i përket projekteve muzikore, këngëtari tregoi se përkushtimi ndaj interpretimin live në jetën e natës e ka penguar që të përqëndrohet vetëm në studio, mirëpo në dhjetor do të prezantojë më në fund një këngë të re.