WOW çfarë ndikimi! Kylie Jenner i prish shumë punë SnapChat-it, do të habiteni përse (FOTO) – AlpeGossip
WOW çfarë ndikimi! Kylie Jenner i prish shumë punë SnapChat-it, do të habiteni përse (FOTO)

WOW çfarë ndikimi! Kylie Jenner i prish shumë punë SnapChat-it, do të habiteni përse (FOTO)

Kylie u solidarizua me të gjithë ne! Edhe ju jeni acaruar nga risia e fundit e Snapchat?

Përditësimet e reja të Snapchat kanë bërë që e gjithë bota t`i versulet themeluesit të Snapchat pasi tanimë të gjitha postimet e miqve dalin tek rubrika e mesazheve dhe postimet e personazheve të njohur dalin në një dritare tjetër.

Më shumë se 1 milion njerëz plotësuan peticionin që kërkonte rikthimin e modelit të mëparshëm të rrjetit social dhe vetëm në pak ditë, aplikacioni mori mbi 200.000 vlerësime me 1 yll nga 5 gjithsej (one-star-rating) në App Store.

E ndër shumë personat që është mërzitur nga SnapChat është edhe një nga femrat më me ndikim në showbiz, pikërisht Kylie Jenner. Ajo i ka treguar gjithë botës se nuk e hap më këtë aplikacion me anë të një postimi në Twtter ku shkroi:

“Ka ndonjë që nuk e hap më Snapchat-in? Apo vetëm unë…sa keq”.

Më pas aksionet e kompanisë pësuan një rënie drastike. Në fund të ditës, Snap humbi mbi 7% që të konvertuara në dollarë, janë rreth 1.3 bilion.

A është Kylie përgjegjëse për të gjithë këtë humbje? Me siguri ka dorë sepse ndikimi te ndjekësit e saj është tepër i madh, fundja të gjithëve na ka acaruar me përditësimin e ri.