Bora Kokëdhima tregon për veten: Nisa punën 14 vjeçe, por dhashë dorëheqjen që ditën e parë… – AlpeGossip
Bora Kokëdhima tregon për veten: Nisa punën 14 vjeçe, por dhashë dorëheqjen që ditën e parë…

Bora Kokëdhima tregon për veten: Nisa punën 14 vjeçe, por dhashë dorëheqjen që ditën e parë…

Bora Kokëdhima prej vitesh ushtron profesionin e saj si stiliste dhe madje ka krijuar kompaninë e saj. Ditën e sotme vajza e ish-deputetit, Koço Kokëdhima, ishte e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ ku foli për karrierën dhe jetën e saj. Ajo ka treguar se ka nisur të punojë që në moshën 14-vjeçare. Bora ja kishte shprehur dëshirën për punë prindërve të saj dhe babai ja kishte plotësuar.

Ish-deputeti i kishte thënë se do të monitoronte të gjitha mediat që të shikonte çfarë shkruanin për të. Më pas Bora tha se në fakt kjo punë nuk kishte rezultuar aspak e lehtë për të duke qenë se nuk e dinte fare se çfarë ndodhte në media dhe sa shumë shkruanin për të atin.

“Mendoja se nuk shkruante njeri, por u befasova. U bëra për spital pas ditës së parë”, – tregoi Bora me shaka. Më pas ajo tha se ishte detyruar të jepte menjëherë “dorëheqjen”.