Besojeni ose jo: Bella Hadid ka celulit dhe strija si të gjitha vajzat, dhe nuk e ka… (FOTO) – AlpeGossip
Besojeni ose jo: Bella Hadid ka celulit dhe strija si të gjitha vajzat, dhe nuk e ka… (FOTO)

Besojeni ose jo: Bella Hadid ka celulit dhe strija si të gjitha vajzat, dhe nuk e ka… (FOTO)

Bella Hadid është një nga modelet më të pëlqyera dhe të ndjekura në botë dhe të gjithë e shohin si atë vajzën me format dhe bukurinë perfekte. Por ja që jeta nuk është gjithnjë ajo që ne shohim në Instagram.

Në rrjet pati shumë reagime kur u publikuan fotot e Kim Kardashian me celulit e strija. Kjo ishte hera e parë që Kim-it i ndodhte një gjë e tillë duke marrë parasysh profilin aq mirë të menaxhuar të saj me mediat sociale.

Bella është fotografuar në plazhet e Cancun-it në Meksikë ditën e djeshme nën shoqërinë e dy mikeshave të saj modele. Disa foto të shkrepura nga paparacët kanë treguar momente kur vajzat lahen në det dhe syrit të publikut nuk i kanë shpëtuar strijat dhe celuliti në pjesën e kofshëve të modeles Hadid.

Epo ja që modelja nuk ka aspak ndrojtje ndaj trupit të saj dhe nuk mundohet ta fshehë këtë. Fiksojeni mirë, edhe një nga modelet më të paguara në botë ka strija dhe celulit kështu që kjo gjë është normale, për të gjithë gratë të cilat mendojnë se kjo gjë i bën më pak të bukura.