Olti tallet me drejtorin e Ujësjellësit të Sarandës: Hoqa ujin për 3 ditë, s’i ra njeri telefonit! Masakrohet nga fansat – AlpeGossip
Olti tallet me drejtorin e Ujësjellësit të Sarandës: Hoqa ujin për 3 ditë, s’i ra njeri telefonit! Masakrohet nga fansat

Olti tallet me drejtorin e Ujësjellësit të Sarandës: Hoqa ujin për 3 ditë, s’i ra njeri telefonit! Masakrohet nga fansat

Një intervistë e drejtorit të Uj, Sheme Lulo, është bërë virale së fundmi në rrjetet sociale dhe kjo për shkak të një deklarate vërtet të guximshme.
Në studion e emisionit ku ishte i ftuar, drejtori pyetet nga gazetari nëse tetë orë furnizim me ujë janë të mjaftueshme për qytetarët e Sarandës, por përgjigja e tij i ka lënë të gjithë gojëhapur.

“Unë i kam lënë edhe tre ditë pa i furnizuar me ujë, për të parë sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë njeri telefonit për të thënë që nuk ka ujë.”-ka deklaruar drejtori i Ujësjellësit, duke pranuar kështu se bën eksperimente të tilla me qytetarët.

Në videon e postuar nga opinionisti Olti Curri kanë vërshyer menjëherë ofendime ndaj Lulos, ndërsa shumë komentues kanë kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të tij nga posti.