Si të zgjedhim xhinset e duhura sipas formës së trupit (FOTO) – AlpeGossip
Si të zgjedhim xhinset e duhura sipas formës së trupit (FOTO)

Si të zgjedhim xhinset e duhura sipas formës së trupit (FOTO)

Pantallonat xhinse janë padyshim një ndër veshjet më të preferuara të të gjithëve. Janë të bukura, lehtësisht të kombinueshme në çdo moment të ditës , por mbi të gjitha janë komode dhe mund t’i veshim lehtësisht në çdo ambient, në shkollë, në punë, apo dhe kur dalim me miqtë.

Ne zgjedhim gjithmonë xhinset që janë më “in” për momentin, por është e rëndësishme të dimë se a i përshtaten formës së trupit tonë.

1-Xhinset “boyfriend” janë ndër modelet që vazhdojnë t’i rezistojnë tendencave. Ju ndihmojnë të dukeni më të mbushura (sidomos femrat nënpeshë), theksojnë belin dhe fshehin ndonjë problem të mundshëm me kyçet.

Kujdes sepse ky model xhinsesh fsheh të pasmet dhe bën të dukeni më të shkurtër.

 

2-Xhinset e ngushta (skinny) theksojnë ijet dhe i bëjnë këmbët të duken më të gjata. Duhet të kemi kujdes sepse këto xhinse nxjerrin në pah difektete e vogla të trupit.

3-Xhinset me prerje të drejtë ju bëjnë të dukeni më të dobëta, si dhe tërheqin vëmendjen nga beli dhe ijte. Nuk këshillohet për vajzat e dobëta pasi fshehin plotësisht format.

 

4-Xhinset me shtrat të lartë i bëjnë këmbët më të gjata dhe fshehin palat dhjamore të barkut. Duhet të tregoni kujdes sepse këto xhinse shkurtojnë pjesën e sipërme të trupit, duke krijuar disbalancë mes bustit dhe këmbëve.

Burimi: Bright Side