U PËRJASHTUA NGA PËR´PUTHEN/ Por Ana Lleshin do e shohim me pozicion të ri në “Top Channel” – AlpeGossip
U PËRJASHTUA NGA PËR´PUTHEN/ Por Ana Lleshin do e shohim me pozicion të ri në “Top Channel”

U PËRJASHTUA NGA PËR´PUTHEN/ Por Ana Lleshin do e shohim me pozicion të ri në “Top Channel”

Një ndër emrat më të komentuar të programit “Për’puthen”, është padyshim ai i Ana Lleshit. Kjo e fundit u përjashtua kohë më parë nga programi pasi shkeli rregullat, ndërsa kohët e fundit është rikthyer sërish në rolin e opinionistes së këtij formati.

Këtë të dielë ajo ishte së bashku me Meridian Ramcaj në këtë rol, ndërsa puntatën paraardhëse të “Për’puthen Prime” pjesë e panelit të opinionistëve ishte Ana dhe Shqipja, përveç Arjan Konomit. Opinionet e tyre mbi ngjarjet e javës kanë sjellë mjaft polemika dhe debate  në studion e “Për’puthen”.

Së fundmi, mësohet nga autorja e programit, Olsa Muhameti se Ana është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”.

“Qfar osht tu ndodh me Ana 1 që është gjithkund në prapaskenë me ju dhe në xhirimet e takimeve?”, pyet një nga ndjekësit Olsën.

“Le ta themi dhe këtë…@callmebeba është zyrtarisht pjesë e stafit realizues të “Për’puthen”, u përgjigj Olsa.

Në këtë bisedë virtuale, nuk kanë munguar as pyetjet dhe përgjigjet në lidhje me largimin e Ana Kaurit këtë të dielë.

“A të erdhi keq që Ana u largua?”, shkroi një ndër ndjekësit

“Sa kohë është vendimi i sa ne e respektojmë. Nga ana tjetër sigurisht që @annakauri na mungon (meqë më keni pyetur shumë), u përgjigj autorja e “Për’puthen”.