ALBI BOLL “GËNJEVE”/ Tani nuk ka më DYSHIME! Ju prezantojmë me çiftin më të ri të showbizit (FOTO) – AlpeGossip
ALBI BOLL “GËNJEVE”/ Tani nuk ka më DYSHIME! Ju prezantojmë me çiftin më të ri të showbizit (FOTO)

ALBI BOLL “GËNJEVE”/ Tani nuk ka më DYSHIME! Ju prezantojmë me çiftin më të ri të showbizit (FOTO)

Një ndër divorcet më të bujshme të vitit që lam pas, ishte pikërisht ajo e koreografit të njohur Albi Nako me ish-balerinën e trupës së tij, Klaudia Pepën. Por ndarja e tyre nuk u pasua me sherre e konflikte siç ndodh me çiftet zakonisht, pasi në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, ajo e përshëndeti me një mesazh duke e etiketuar si vëllain e madh, që i merr mendim dhe këshillohet për çdo gjë, edhe tani që janë ndarë.

Sesa e vërtetë është kjo, nuk dihet, pasi çdo herë që Klaudia vjen në Tiranë, e shohim të takojë çdo mik apo koleg që ka lënë këtu, por kurrë Albin.

Ndërkohë duket se Albi e ka lënë komplet pas lidhjen e tij me Klaudia Pepën dhe prej disa kohësh mediat rozë po flasin vetëm për të dhe Alba Hoxhën, balerinën 21 vite më të re se ai.

Duke qenë se në televizonin Klan nuk ka ndonjë spektakël, trupa e baletit duket sikur është shpërbërë, por kjo gjë duket se nuk i ka penguar Albin dhe Albën. Ata shihen kudo bashkë jo vetëm në ambientet e televizionit, por edhe jashtë tij. Dëshmi e këtij fakti u bënë disa foto e video të publikuara nga një klinikë dentare, ku ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit si çift i vërtetë.

Më pas, dhe Albi dhe balerina e tij u fotografuan në Belgjikë dhe aq deshi që të fillonin dyshimet sërish për një lidhje midis tyre.

Në një prononcim për revistën Class, i pyetur për lajmet e reja që kanë qarkulluar në portale, Albi tha se gjithçka shkruhet lart e poshtë nuk është gjë tjetër veçse një tymnajë pa asnjë të vërtetë brenda saj: “Në jemi këtu për punë, vetëm kaq. Situata është e tillë: ne postojmë një foto dhe kaq mjafton të bëhet lajm. Po udhëtojmë me Albën, sepse po nënshkruajmë kontrata me disa balerinë të huaj, kryesisht 6 balerinë italianë, të cilët do i bashkohen trupës së baletit. Së shpejti, rikthehemi në Tiranë për të vënë në jetë projektin. Kaq është e gjitha…”

Pa lënë asnjë vend për keqkuptim dhe keqinterpretim, Albi e mbylli deklaratën pa dashur të komentojë gjatë atë që nuk ka asnjë vend për koment.

Por nuk mbaron me kaq!

I ftuar mbrëmjen e së hënës “Në kurthin e Piter Pan”, Alketa e ka nxjerrë bllof koreografin.

Gjatë emisionit ai e mohoi sërish që të kishte nisur një lidhje të re, por Alketa i tha të mos gënjejë sepse do i rritet hunda si e Pinokut. Koreografi nuk bëri më shumë koment lidhur me këtë pjesë.

Dhe si përfundim, dyshja janë kapur MAT dhe tani zor se e beson njeri që kanë qenë për punë edhe në plazh. JOQ tregon se dyshja janë duke pushuar në plazh dhe se shihen shumë pranë njëri-tjetrit.

Si mendoni a duhet ta fshehi më Albi lidhjen, apo ta pranoj dhe të bjeri rehat?

Përgatiti AlpeNews.al