Reperi Ledri Vula prej kohësh vuan nga sëmundja ‘vitiligo’. Ndonëse ai vetë nuk e ka treguar ndonjëherë, shenjat që ai ka në lëkurë e vërtetojnë këtë gjë.
Sëmundja Vitiligo përfshin gjendjen në të cilën lëkura humb melaninën, pigment i cili definon ngjyrën e lëkurës dhe të qimeve.
Së fundmi partnerja e tij, Sarah Hoxha ka bërë një postim shumë të ëmbël per partnerin e saj. Blogerja ka piblikuar në InstaStory një foto ku Ledri ka vendosur dorën e tij tek këmba e saj dhe në pah duken shenjat e lëkurës, të cilat duket se janë përhapur më shumë kohëve të fundit tek reperi.
“Vitilgo nuk është dukur asnjëherë kaq ‘cool’”– shkroi ajo, duke lënë të nënkuptohet se sëmundja që ka partneri i saj nuk e bezdis aspak por i duket diçka e veçantë.
Vitiligo shpesh shoqërohet me disa sëmundje autoimune; më së shpeshti me sëmundjen e gjëndrave tiroide në 30% të rasteve, sëmundjen e sheqerit, aneminë pernicioze, lupus erythematosusin, sklerozën sistemore, etj.
Kjo sëmundja nuk dhemb, nuk shkakton kurrfarë vështirësie, pos që i sëmuri për shkak të saj mund të vuajë psikikisht, mund të tërhiqet në vetvete dhe t’i shmanget shoqërisë