Pasi i’u shmang vezëve, Noizy fton Erion Veliajn për ndeshje boksi: Hajde me mua… (FOTO) – AlpeGossip
Pasi i’u shmang vezëve, Noizy fton Erion Veliajn për ndeshje boksi: Hajde me mua… (FOTO)

Pasi i’u shmang vezëve, Noizy fton Erion Veliajn për ndeshje boksi: Hajde me mua… (FOTO)

Lajmi se Erion Veliaj u sulmua me vezë nga një anëtar i FRPD –së ka qënë kryefjala e të gjitha mediave gjatë ditës së sotme. Vetëm pak minuta para se të fillonte mbledhjen me artistët që kundërshtojnë shembjen e Tetrit Kombëtar një i ri u drejtua drejt tij dhe e gjuante me vezë.

Mirëpo kryebashkiaku arriti t’i shmangej shumë shpejt sulmit me vezë dhe disa persona kanë ndërhyrë të ndalojnë të riun që protestonte.

Lal Plehu goditet me veze nga te rinjte e FRPD ne shenje proteste kunder prishjes se Teatrit Kombetar ne favor te ngritjes se kullave te klienteve te narkoqeverise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 14. Juni 2018

Veliaj duket se e ka marrë me sportivitet këtë incident aspak të këndshëm dhe ka postuar një foto qesharake duke i’u përgjigjur edhe kundërshtarëve të tij politikë.

“Të kishte Lulzim Basha nishan do kishte bërë ndonjë punë në Tiranë ose do kishte fituar ndonjë palë zgjedhje” – shkruan Veliaj krahas fotos së postuar në Instagram.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Noizyt, të cilit duket sikur i ka pëlqyer mënyra sesi Lali Eri i është shmangur vezëve dhe e ka ftuar në ndeshje.

Hajde sparing me mu. Ishe i papam për Box“, shkruan Noizy./AlpeNews.al