U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Sara Hoxha ka një ankesë për Ledrin: Dua të jem unë… (FOTOT) – AlpeGossip
U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Sara Hoxha ka një ankesë për Ledrin: Dua të jem unë… (FOTOT)

U BËNË PRINDËR PËR HERË TË PARË/ Sara Hoxha ka një ankesë për Ledrin: Dua të jem unë… (FOTOT)

Në dhjetor të vitit që lamë pas, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pagëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu. Menjëherë pas lindjes, Poema u bë me një llogari personale në Instagram dhe u kthye në një ndër bebushat më të famshëm të showbiz-it.

Madje, mami Sara dhe babi Ledri s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e të voglës në rrjete sociale, duke na kënaqur sytë me poza të shumta.

Mirëpo, vetëm dy muaj pas lindjes së Poem Blu, kanë nisur ankesat e Sarës.

Partnerja e Ledrit ka treguar se ka harruar tashmë çfarë është gjumi, pasi qëndron pas të voglës ditë e natë. Për më tepër, Sara ka arritur deri në atë pikë lodhjeje, saqë ndonjëherë dëshiron të jetë babai. (Sigurisht, baballarët rrinë rehat!).

“Vras mendjen çfarë ndjesie është të flesh”- shkruan Sara krahas fotos me të voglën.

Dikush i është përgjigjur: “O po kjo është ndjenja më e bukur, të rrish zgjuar me një ëngjëll të vogël që të zgjat jetën.”-janë fjalët të cilat Sara është e bindur se vijnë nga një mashkull.

“Të jesh nënë është mrekulli, por ndonjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi”- shkruhet në memen që Sara ka ndarë, ku i ankohet Ledrit:

“Dua të jem unë baaaabiiiiii”- shkruan ajo.

Epo, shtatzënia i ka këto!