HABIT ME DEKLARATËN/ Stresi: Në varrimin tim do të… – AlpeGossip
HABIT ME DEKLARATËN/ Stresi: Në varrimin tim do të…

HABIT ME DEKLARATËN/ Stresi: Në varrimin tim do të…

Stresi po bëhet një personazh interesant në “Big Brother Vip Kosova”.

Stresi

Në një bisedë me banorët, këtë herë reperi është shprehur se ka një aftësi të veçantë, të dallojë ndjerëzit fallco. “Unë jam për këtë sport, unë ta nxjerr maskën për sekonda, të tregoj se kush je”, ka thënë ai. Ndonëse kjo bisedë nuk po rrotullohej rreth vdekjes dhe ceremonive mortore, Arkimed Lusha sërish ka habitur duke përshkruar se si do të jetë dita kur do të varroset ai.

Stresi uron lirimin e krerëve të UÇK nga paraburgimi në Hagë (FOTO)

“Ky burrë këtu ka me e mbyllë karrierën e ka me vdekë dhe 3 milionë banorë kanë me më ardhë në varrim. Krejt Shqipëria e Kosova, do të jetë vargu ku nuk pritet më. As 2Pac e as Biggie nuk kanë pas kështu varrimi çfarë do ta kem unë”.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kujtojmë që më herët Stresi ftoi në një takim romantik Gresën për t’i kërkuar ndihmë për ta ribashkuar me Kejsin. “Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.