“MAMI MË RRIHTE ME SHAPKË”/ Gent Zenelaj shkrin së qeshuri të gjithë me fëmijërinë e tij: Mësueses i thoshte… – AlpeGossip
“MAMI MË RRIHTE ME SHAPKË”/ Gent Zenelaj shkrin së qeshuri të gjithë me fëmijërinë e tij: Mësueses i thoshte…

“MAMI MË RRIHTE ME SHAPKË”/ Gent Zenelaj shkrin së qeshuri të gjithë me fëmijërinë e tij: Mësueses i thoshte…

Aktori i njohur Gent Zenelaj, tani prej kohësh prezantues i një emisioni satiriko-investigativ është pjesë e jurisë së spektaklit ‘Dance with me’.

Natën finale të tij, aktori bëri një monolog që ‘shkriu së qeshuri’ të gjithë të pranishmit dhe telespektatorët përtej ekranit.

Genti, me humorin që e karakterizon krahasoi fëmijërinë e sotme me atë të kohës së tij dhe hendekun e edukimit nga dje, sot.

“Mamaja, -nis aktori rrëfimin-, na rrihte me shapkat që prodhoheshin në Durrës. Ato ishin aq të forta sa katër breza ka edukuar mamaja me ato. Mësueses i thoshte gjithnjë: Po rrife moj djalin, ma rrif moj djalin. Dhe do ti? Ajo kurrë nuk ia bënte dysh fjalën mamasë. Bam mami në shtëpi, bam mësuesja në klasë. Babi më rrallë, por kur të rrihte, të rrihte bindshëm.”

Vërtet realitet, por i përshkruar me shumë humor, që i kujton dikujt më shumë e kujt më pak, fëmijërinë e tij.

“Ndërsa tani – vazhdon më tej Zenelaj-, nuk e rreh dot fëmijën se përfundon në portal, shkruan Sali Berisha tek ‘Qytetari dixhital’: Gent Zenelaj rreh fëmijën”.

E në mes gjithë këtij humori dhe sallës që nuk pushonte së qeshuri, fshihej edhe realiteti (jo vetëm shqiptar në fakt) dhe njerëzit u kujtuan që dikur…i rrihnin e ç’të rrahur fëmijët!! (Mbase dhe sot, por kemi frikë ta pranojmë!)