Si ndër çiftet më të lezetshme në estradën shqiptare janë konsideruar ata.
Mirëpo edhe pse për shumë kënd ka tingëlluar e papritur, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ka kohë që kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Gjithashtu, të dy ata përveç mbrëmjeve muzikore që i realizonin së bashku, vazhdimisht kanë publikuar edhe imazhe të lezetshme së bashku.
Nga lavdërimet dhe komplimentet e shumë, ata konsideroheshin si ndër çiftet më romantike.
Veçse tani siç duket gjërat kanë ndryshuar! As Seldi e as Mimoza nuk kanë më në llogaritë e tyre personale në Instagram fotografi së bashku.
E që dikur kanë mahnitur me imazhet romantike nga pushimet e shumta, sot ata i kanë fshirë të gjitha ato. Teksa tash e sa kohë ata publikojnë vetëm foto ku janë vetëm.
E gjitha kjo, a do të thotë se ata nuk janë më bashkë? Na mbetet veç të presim…