Në skenë apo jashtë saj, Shakira ka gjithmonë formën perfekte trupore të cilën nuk heziton ta tregojë.
41- vjeçarja, nënë e dy fëmijëve ka teguar sekretin me anë të së cilit ja ka arritur t’i bëjë bisht sheqerit. Këngëtarja me origjinë nga Kolumbia, ka treguar se përgjithësisht ha 3 vakte në ditë, dhe 2 vakte të ndërmjetme.
Zakonisht në këto vakte të ndërmjetme, ku pjesa më e madhe e njerëzve mezi presin të konsumojnë diçka me sheqer, ylli i muzikës preferon të hajë një pjatë të tërë me supë.
Sipas saj kjo i jep ndjesinë e ngopjes deri në vaktin e ardhshëm por sigurisht që ka më pak kalori se një biskotë apo një çokollatë e dyndur në sheqer.
Ndërsa dietologu i shakirës ka treguar se kjo e fundit nuk e privon veten as nga konsumimi i “mëkateve të ëmbla”, ama përpiqet që këto “mëkate” të jenë në sasi sa më të vogla.