“BABASTARS PRITET TË PEZULLOHET”/ Skivi thyen heshtjen dhe sqaron publikun për situatën që po ndodh – AlpeGossip
“BABASTARS PRITET TË PEZULLOHET”/ Skivi thyen heshtjen dhe sqaron publikun për situatën që po ndodh

“BABASTARS PRITET TË PEZULLOHET”/ Skivi thyen heshtjen dhe sqaron publikun për situatën që po ndodh

Cozman dje kishte publikuar disa video në lnstaStory ku thotë se nuk punon me njerëz falso dhe se në një mënyrë njoftoi për largimin e tij nga labeli ‘BabaStars’.

Dekorim Sahiti kishte reaguar pas këtyre videove të postuara nga Cozman në rrjete sociale.

“BabaStars ka qenë dhe do të mbetet. BabaStars është çdo person qe e ndjen veten babastars, në këtë rast babastars jeni edhe ju. Sa i përket muzikës në të janë ata që punojnë dhe veprojnë, sa i përket mu si menagjer… e menagjoj GhettoGeasyn, Majkin dhe Onatin. Së shpejti projekte të reja dhe për një kohë edhe artista të rinj. Besoj që jam i qart flm shumë…”, kishte shkruar Dekori.

Ndërsa, ishte Skivi ai i cili së fundi ka postuar një status në Instagram, përmes së cilit ka sqaruar gjithë atë se çfarë po ndodh në “BabaStars”.

Ai ka treguar se si u krijua ky label, ndryshimet që pësoi ndër vite dhe mosmarrëveshjet që kishin pasur me anëtarët e grupit.

“Baba Stars nuk ka menaxher apo njeri adekuat me u pergjigj ne emer te te gjithe anetareve. Baba Stars nga e hena pritet me u pezullu si firm ose me vazhdu me emra tjere ne emra te ri ne firmen Baba Stars duke bere keshtu qe une mos te jem me CO-FOUNDER”, ka shkruar ndër të tjera Skivi, duke bërë të ditur që emri i tij nuk do të jetë më në mesin e bashkë themeluesve të këtij labeli.

Skivi njoftoi po ashtu se po krijon labelin e tij, “Sivjet osht koha jem”.

View this post on Instagram

✋🏻Nje sqarim per publikun e flakt, ju don ❤️Skivi

A post shared by SKIVI (@skivi_official) on