''TË KA NDRYSHUAR FYTYRA NGA OPERACIONET PLASTIKE''/ Leonora Jakupi zbulon sekretin - AlpeGossip
”TË KA NDRYSHUAR FYTYRA NGA OPERACIONET PLASTIKE”/  Leonora Jakupi zbulon sekretin

”TË KA NDRYSHUAR FYTYRA NGA OPERACIONET PLASTIKE”/ Leonora Jakupi zbulon sekretin

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Leonora Jakupi ka filluar të jetë akoma më shumë aktive në rrjete sociale duke publikuar shpesh foto. Mirëpo tek këto foto fansat kanë vënë re një ndryshim tek këngëtarja dhe kanë nisur ta akuzojnë për operacione plastike.

Në foton e fundit Leonora shfaqet krah Sabri Fejzullahut dhe njofton se të premten do publikojë bashkëpunimin e tyre. Ndërkohë një prej fanseve i komenton: “Leonora a ke pas operecione plastike, se po shoh ndryshim ne fytyren tende, po dukesh edhe me bukur”.

Me përgjigjen e saj Leonora e ka siguruar se nuk ka bërë asnjë operacion plastik dhe zbulon sekretin. Këngëtarja shkruan se e ka arritur këtë ndryshim falë makeup-it.

“Te siguroj me jete qe ne fytyren time as nuk kam pasë e as nuk kam nderhyrje aq me pak plastike, rezulat i ndryshimit jane duart e Arbrit (grimierit) i cili vertet ben mrekulli me artin e tij prej grimieri profesionist”, përgjigjet Leonora.