Pastroni veshkat tuaja duke pirë një filxhan çaj si ky – AlpeGossip
Pastroni veshkat tuaja duke pirë një filxhan çaj si ky

Pastroni veshkat tuaja duke pirë një filxhan çaj si ky

Trupi juaj është i pajisur me organe të ‘eliminimit’ që largojnë mbeturinat, papastërtië dhe substancat helmuese. Veshkat, dy organe në formën e fasuleve të cilat ndodhen në pjesën e pasme të zgavrës abdominale, punojnë për të pastruar gjakun dhe për të nxjerrë përmes urinës gjithçka që nuk duhet të jetë në qarkullimin e gjakut. Për shkak të funksionit që kryejnë, për veshkat duhet mirëmbajtje gjatë gjithë kohës, sepse janë të prirura të shfaqen probleme, sidomos nëse nuk kujdeseni për to.

 

Rregullimi i presionit të gjakut është një tjetër funksion që kryejnë veshkat. Gjithashtu, ato ndihmojnë në normalizimin e numrit të rruazave të kuqe të gjakut duke sinjalizuar palcën e kockave për të krijuar më shumë prej tyre, nëse veshkat nuk po marrin oksigjen mjaftueshëm. Veshkat gjithashtu rregullojnë nivelet e pH në trup duke neutralizuar acidin e tepërt.

Ju duhet vazhdimisht të jeni në kërkim të një dietë që nuk dëmton veshkat tuaja. Largimi nga ushqimet e ngopura në yndyra, sheqerna dhe natrium ndihmon në uljen e shanseve për të pasur probleme shëndetësore të lidhura me veshkat. Me fjalë të tjera, duhet të minimizoni në mënyrë të konsiderueshme konsumin e ushqimeve të shpejta, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të përpunuara.

Pirja e sa më shumë lëngjeve është gjithashtu një mënyrë e mrekullueshme për t’u siguruar që veshkat tuaja janë gjithmonë në formë. Qëndroni larg pijeve me gaz sepse janë shumë të këqija për veshkat tuaja. Përveç pirjes së 8-12 gotave ujë në ditë, mund të hani sa më shumë fruta të pasura me ujë si shalqiri, mollët, limonat, portokajt dhe frutat e pyllit.

Është gjithashtu një ide e shkëlqyer konsumi i një çaji që detoksifikon veshkat tuaja në mënyrë efektive. Ju nuk duhet të shpenzoni shumë kohë dhe as shumë para për të bër një çaj depurativ si ky sepse përbërësit e tij gjenden lehtë dhe në të shumtën e rasteve i kemi në shtëpi.

Majdanozi është përbërësi yll i këtij majdanozi. Kjo bimë mesdhetare njihet për fuqinë e saj në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe aftësisë për të reduktuar riskun e prekjes nga kanceri për shkak të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që përmban. Majdanozi është gjithashtu i shkëlqyer për të promovuar shëndetin e veshkave dhe për të bërë më efektiv sistemin e tretjes.

Është përdorur gjithashtu nga mjekët popullorë për të trajtuar kyçet e ënjtura për shkak të vetive të fuqishme anti-inflamatore. Majdanozi u jepej atyre me dhimbje dhe ngërçe muskulore gjithashtu.

Barishtja është shumë e mirë për veshkat për shkak se ndihmon në promovimin e eliminimit të ujit të tepërt dhe prodhimin më të tepërt të urinës. Si rezultat, ngarkesa e punës së veshkave, lehtësohet. Majdanozi ndihmon në proceset e pastrimit dhe eliminimit përmes veshkave duke kontribuar kështu në mirëqenien e sistemit tuaj urinar.

Ja se si të përgatisni këtë çaj të thjeshtë që është provuar të jetë shumë i dobishëm për veshkat:

Përbërësit:

Majdanoz i freskët
Ujë
Përgatitja:

Lani mirë një tufë majdanoz të freskët.
Priteni në copa të mëdha.
Vendoseni majdanozin në një tenxhere të vogël.
Shtoni ujë sa të mbuloni majdanozin.
Prisni derisa çaji të ziejë në zjarr mesatar.
Pasi të ketë marrë valë, uleni nxehtësinë dhe lëreni të ziejë për 10 minuta.
Kullojeni duke larguar çdo gjethe të majdanozit.
Futeni në frigorifer.
Konsumojeni kur të jetë ftohur.
Duhet të përgatisni dhe konsumoni këtë çaj një herë në ditë, mundësisht në mëngjes, për të ndihmuar në mbajtjen e shëndetshme të veshkave. Megjithatë, nuk është ide e mirë ta konsumoni gjatë shtatzënisë. Gjithashtu, merrni rekomandimin e mjekut për ta konsumuar ose jo në rastet kur jeni diagnostikuar me gurë në veshka.