E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” është biznesmenia dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska.
Teksa i përgjigj pyetjeve të vogëlushëve, Ami tregoi se në momentin e ardhjes në jetë të Sias ka qarë nga lumturia, por ka qenë Ermali ai që i ka dhënë zemër duke i qëndruar pranë.
“Ishte moment shumë emocionues. Nuk mund të ç’rrënjosen nga memoria e një nëne. Kam qarë nga lumturia, por Ermali më jepte zemër”, u shpreh Ami.