TANI JANË TË MARTUAR/ Por as që ju shkon në mendje se ç’mendim kishte Sophie për Joe Jonas para se ta njihte – AlpeGossip
TANI JANË TË MARTUAR/ Por as që ju shkon në mendje se ç’mendim kishte Sophie për Joe Jonas para se ta njihte

TANI JANË TË MARTUAR/ Por as që ju shkon në mendje se ç’mendim kishte Sophie për Joe Jonas para se ta njihte

Në muajin maj të vitit që lamë pas, aktorja Sophie Turner dhe këngëtari Joe Jonas kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre.

Në intervista të shumta ata kanë deklaruar se kanë gjetur dashurinë e jetës dhe janë më shumë se të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Mirëpo, kjo marrëdhënie s’ka qenë aspak e njëjtë në fillim, le të mos themi e kundërta e asaj që janë sot!

Para se ta njihte, Sophie mendonte se Joe ishte një “trap”, siç ajo ka treguar vetë për revistën “Elle”.

Aktorja e “Game Of Thrones” nuk kishte qenë aspak fanse e Jonas, deri në momentin që e kishte takuar atë.

Për më tepër, ajo ka rrëfyer për “Elle” se në takimin e parë me këngëtarin kishte shkuar me një grup shokësh të sajët, pasi mendonte se edhe Joe do të vinte me truprojat e tij.

Megjithatë, shqetësimi i Sophie kishte qenë i kotë pasi biseda me Joe Jonas rezultoi tepër e këndshme dhe që prej takimit të parë ata s’mundën të shkëputeshin dot më nga njëri-tjetri.

Prej disa javësh po qarkullon lajmi se Turner dhe Jonas janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, megjithatë ende nuk kemi një konfirmim të lajmit nga çifti.