“JAM SI GJITHË TË TJERAT”/ Orinda Huta tregon pa asnjë kompleks “defektin” në trupin e saj (FOTO) – AlpeGossip
“JAM SI GJITHË TË TJERAT”/ Orinda Huta tregon pa asnjë kompleks “defektin” në trupin e saj (FOTO)

“JAM SI GJITHË TË TJERAT”/ Orinda Huta tregon pa asnjë kompleks “defektin” në trupin e saj (FOTO)

Qëndrimi në karantinë na ka bërë që dashur pa dashur të shtojmë ndonjë kile më shumë.

Kjo gjë sigurisht që na shqetëson, megjithatë në postimin e Orinda Hutës do të gjeni veten.

Moderatorja ka publikuar në Instagram një foto ku tregon trupin dhe linjat e saj të palestruara, por në një cep të fotos dallohet një ‘defekt’.

Ndonëse Orinda i kushton një rëndësi të veçantë trupit, ajo nuk e ka shmangur dot ndonjë kile më shumë, por kjo gjë nuk e shqetëson aspak.

Ajo thotë se si gjithë vajzat e tjera ka defekte, por që nuk mundohet t’i mbulojë.

Atë copën e dhjamit që ka dalë në anësore mund ta photoshop-oja, por zgjodha që jo. Për t’i treguar të gjitha gocave që mërziten për ‘dhjamin’, jemi njësoj. Unë aktualisht peshoj 64 kg (pesha që dua unë është 60) dhe gjatë kësaj kohe karantine duke u stërvitur në shtëpi mund të kem humbur jo më shumë se 1 kg, por jam mbledhur shumë edhe pse pa pesha të rënda. Megjithatë ndjehem shumë mirë dhe mund të them që është ndër të rrallat herë që se kam problem peshën mbi 60. P.s ky post nuk u ndikua nga ndonjë mesazh a koment,”– shkruan Orinda Huta në postimin e saj në rrjete sociale.