“MË INJORUAT”/ Aktori i humorit “në luftë” me miqtë dhe familjarët e tij (FOTO) – AlpeGossip
“MË INJORUAT”/ Aktori i humorit “në luftë” me miqtë dhe familjarët e tij (FOTO)

“MË INJORUAT”/ Aktori i humorit “në luftë” me miqtë dhe familjarët e tij (FOTO)

Pete Davidson mendon se e gjithë bota është kundër tij dhe jo vetëm “shpirtligët” e internetit. Madje, ai beson se miqtë e tij dhe kolegët nuk duan t’ia dinë aspak nëse ai ka ikur nga kjo botë.

Burime për “TMZ” tregojnë se Pete është konfliktuar me miqtë e tij të afërt, pasi ata nuk po i kushtonin rëndësi për situatën e hidhur që ai po përjetonte.

Pak ditë më parë, Machine Gun Kelly u shpreh se njerëzit pranë aktorit po kalonin një periudhë shumë të vështirë, pasi nuk e dinin sesi duhet të silleshin me të.

Zhgënjimin më të madh, Pete e ka marrë nga kolegët e tij të “SNL”, të cilët nuk janë afruar edhe për ta pyetur nëse ai ndihej mirë dhe kanë injoruar dhimbjen e tij.

I vetmi person që Pete nuk do pranë tij, duket se është ish e fejuara e tij Ariana Grande. Ajo nxitoi me vrap drejt studiove ku ai ndodhej, pas statusit në rrjetet sociale ku shprehej se nuk kishte dëshirë të ishte më në këtë botë. Por Pete, i kërkoi sigurisë së ndërtesës që të mos lejonin këngëtaren të ngjitej pranë tij.

Burime për “TMZ” janë shprehur se të gjithë njerëzit e dashur të Pete janë pranë tij duke i ofruar mbështetje, por duket se asgjë nuk po funksionon.