“KËRKOJMË BARAZI GJINORE”/ 4 tipe të dashurish nga të cilët duhet të hiqni dorë sipas Dojna Memës (FOTO) – AlpeGossip
“KËRKOJMË BARAZI GJINORE”/ 4 tipe të dashurish nga të cilët duhet të hiqni dorë sipas Dojna Memës (FOTO)

“KËRKOJMË BARAZI GJINORE”/ 4 tipe të dashurish nga të cilët duhet të hiqni dorë sipas Dojna Memës (FOTO)

Të gjithë i kemi parasysh lidhjet toksike, kur ai/ajo që pretendojmë të jetë “gjysma tjetër” rezulton, në fakt, asgjë më shumë se “një gjysmë e tepërt”. Edhe nëse vetë mund të mos i kemi përjetuar të tilla eksperienca, me siguri në rrethin e ngushtë të shoqeve apo në thashethemet mes kushurirash, të paktën një herë kemi dëgjuar histori të tilla. Këtë herë, Dojna Mema ka ndarë disa përgjigje me ndjekëset në Instagram, të cilat i kanë kërkuar mendim lidhur me disa lloje të dashurish.

Sipas Dojnës, 4 këshilla vlejnë pa diskutim:

Nëse i dashuri nuk të lë të punosh, lër të dashurin! “Kërkojmë barazi gjinore, dreq e bir, ndërkohë që ka akoma vajza që i nënshtrohen një IDIOTI!”, ka theksuar Dojna. Dhe idiotët nuk na bëjnë punë në jetë, apo jo vajza?

Nëse i dashuri të ka fshehur identitetin, prejardhjen, vendbanimin për tre vjet, quhet: “Serial Killer”, shkruan Dojna, ndaj ‘zhduku’ pa lënë gjurmë *ASAP WOMAN*!

Nëse i dashuri ndërhyn në stilin e veshjes/pamjes tuaj të jashtme, Dojna thekson: “Quhet Diktator Fanatik me probleme të theksuara vetëbesimi”. E pra, lërini këta djem t’i edukojnë mamatë edhe për pak kohë. Fundja, pse të mbash një Diktator Fanatik kur mund të kesh përkrah një Djalë Fantastik?

Nëse i dashuri nuk të ka shkruar më qëkur ka nisur karantina, atëherë Dojna ka një epitet plot edukatë për ta përshkruar: “Quhet TRAP”. Ok, të gjithë e dimë se me çfarë mund ta zëvendësojmë tjetër këtë fjalë, por për të mirën e përgjithshme dhe zemrat e ndjeshme, po e lëmë me kaq.