Irritohen ndjekësit, pas skandalit të hashashit vjen puthja lezbike nga moderatorja e njohur! – AlpeGossip
Irritohen ndjekësit, pas skandalit të hashashit vjen puthja lezbike nga moderatorja e njohur!

Irritohen ndjekësit, pas skandalit të hashashit vjen puthja lezbike nga moderatorja e njohur!

Ditët e fundit, media në Itali po “gumëzhin” nga skandali i hashashit në reality-show-n, “Isola dei Famosi”, ku një prej konkurrentëve, konkretisht Eva Henger deklaroi se në program është përdorur hashash.

Kjo shkaktoi një sërë debatesh, të cilat sigurisht përfshinë edhe moderatoren e spektaklit, Alessia Marcuzzi.

Për shkak të këtij spektakli, producentët e “Isola dei Famosi” kanë menduar largimin nga Mediaset të reality-show-t dhe njëkohësisht, edhe largimin e Marcuzzit nga drejtimi.

Për të larguar vëmendjen nga ky skandal dhe për ta zhvendosur te vetja e saj, Alessia ka shpërndarë një foto duke u puthur në buzë me shoqen e saj të ngushtë.

Sigurisht, ndjekësit nuk e kanë pritur mirë këtë postim dhe e kanë kritikuar moderatoren për këtë puthje.

Edhe pse Alessia është një nga moderatoret më të dashura nga publiku italian, sërish nuk i ka shpëtuar “shënjestrimit” nga kritikët.