Kunata e Aurela Gaçes ACAROHET me mediat: Më bezdisin, më ftojnë për klipet dhe kalojnë në... (VIDEO) - AlpeGossip
Kunata e Aurela Gaçes ACAROHET me mediat: Më bezdisin, më ftojnë për klipet dhe kalojnë në… (VIDEO)

Kunata e Aurela Gaçes ACAROHET me mediat: Më bezdisin, më ftojnë për klipet dhe kalojnë në… (VIDEO)

Një tjetër përsonazh i dashur për publikun ishte në programin e moderatorit Ermal Peçi ‘Një kat më lart’. Këngëtarja Gerta Mahmutaj foli për këngën e saj më të re në bashkëpunim me partnerin John Van Ride. E pyetur nga Ermali ajo tregoi se fakti që janë bashkë edhe në projekte e gëzon më shumë aq më tepër që edhe vet eksperimenton në rrymen dance, të preferuarën e John Van Ride.

Duke folur për këtë Gerta tregoi edhe një bezdisje që merr nga intervistat televizive, ku nga projektet e saj e pyesin direkt për lidhjen me Aurela Gaçen, kunatën e saj.

‘Më kanë lodhur, jo se më pyesin për Aurelën se ajo e di sa shumë e dua dhe sa shumë e adhuroj. Më bezdisin që më ftojnë për klipet dhe nga aty kalojnë te lidhjet tona familjare, që në fund janë të gjitha private’.